Kreu Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Ademi, ka mbajtur konferencë për media në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Ekonomia Online.
Para grevistëve ai tha se ka marrë zotim për përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Jemi në grevë për të mbrojtur drejtat tona, kemi hyrë në mënyrë ligjore vazhdojmë dhe do dalim në mënyrë ligjore”.
Ai tha që përkundër presionit greva do të vazhdojë, raporton EO.
“Ministri dhe sindikata janë pajtuar që kërkesat e punëtorëve janë legjitime dhe në këtë rast se kemi pasur as kundërshtimin më të vogël”.
Ai tha që deri nesër do të kenë marrin përgjigje se cila do të jetë mënyra e pagesë për këta punëtorë, raporton EO
“Greva nuk do ndalet deri sa të marrin vendimin përfundimtar, dhe do vazhdojmë ashtu siç jemi marrë vesh”.
Azemi shtoi se Sindikata ka përgjegjësinë e mbarëvajtjes se si do të shkojë greva.