‘Babagjyshi’, sa mund të fitosh gjatë sezonit nëse merr rolin në Britaninë e Madhe

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Momenti i së vërtetës mbërriti!  John Roche-Kelly, një drejtues i cili kishte dalë në pension dy vjet më parë, mori një rol të papritur, duke luajtur rolin e babadimrit të Krishtlindjeve apo babagjyshit të Vitit të Ri.

Roche-Kelly, 71 vjeç, është pjesë e një grupi burrash të moshuar me një pamje të veçantë, të cilët, kur dalin në pension, kuptojnë se mund të bëjnë ca para shtesë, duke marrë rolin e babagjyshit të Vitit të Ri.

Përvoja për t’u sjellë gëzim festiv të vegjëlve në mbarë vendin ka qenë “magjike”, thotë ai. “Ndonjëherë fëmijët pushtohen nga frika kur takojnë Babagjyshin. Dhe në këtë botë të turbullt, një fëmijë që ulet dhe sheh sytë e Babagjyshit, duke shijuar momentin, është gëzim”, thotë 71-vjeccari.

Roche-Kelly do të jetë prezent në 30 evente këtë sezon – një shifër e ngjashme me Mike Facherty, një tjetër babagjysh, paraqitjet e të cilit do të përfshijnë një treg alpin, lundrime rreth Henley-t dhe mëngjese me Santa-n në lokale të ndryshme.

Vitin e kaluar, ai fitoi rreth 7,000 £! Lista e ccmimeve e një babagjyshi varion nga 140 £ për vizitat në shtëpi, që zgjasin 15-20 minuta, deri në 350 £ në prag të Krishtlindjeve dhe 1,500 £ për një slot në ditën e Krishtlindjes.

Një kostum babagjyshi, i bërë me dorë kushton 1500 £ (edhe pse në eBay kushton 70 ose 80 £). Më pas janë çizmet dhe zilja, një shofer që do ta çojë babagjyshin në vizitat e tij, një asistent për të menaxhuar kalendarin e tij dhe çdo pajisje tjetër që mund të ketë nevojë për lajmet e gëzueshëm.

“Cilësia më e rëndësishme e një ‘Babagjyshi’ është që ai të jetë i sjellshëm dhe miku më i mirë i çdo fëmije. Ai është në shumë mënyra njeriu i parë i famshëm që takojnë fëmijët, dhe një babagjysh i mirë është po aq i emocionuar sa është edhe fëmija”, shprehet 71-vjeccari.

Ndoshta për këtë arsye, as Facherty dhe as Roche-Kelly nuk i kanë bindur dot bashkëmoshatarët e tyre që të bëhen Santa.

” Duhet t’i pëlqesh fëmijët dhe prindërit e tyre dhe duhet t’i kënaqesh duke qenë magjik. Dhe jo shumë njerëz mund ta arrijnë këtë”, shprehet 71-vjeccari.

Dhe natyrisht ata që marrin rolin e babagjyshëve, duhet të mësojnë në mënyrë të përsosur “artin e ho-ho-ho-s” , madje të dinë të bëjnë urimet për Krishtlindje në shumë gjuhë.

Dhe sigurisht edhe Makaton, një gjuhë e përbërë kryesisht nga simbole.

Të ngjashme