“Qysh shkon nxënësi me kallash në shkollë”

Mitrovicë | 07 Dhj 2016 | 13:36 | Nga

Valon Sadiku, 22-vjeçar, student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë është vrarë sot, me armë zjarri, jashtë oborrit të gjimnazit “Frang Bardhi”.

Identitetin e tij e ka konfirmuar babai i tij, Abedin Sadiku.

Ai ka thënë për Gazetën Express se i njohin të dyshuarit që ia vranë djalin.

Sipas tij, djalin ia qëlloi nxënësi Valdrin Beqiri nga Bajgora, bashkë me një të afërm të tij.

Ai thotë se motivet nuk i din saktësisht, por mund të kenë të bëjnë të me një konflikt të nisur në mes dy grupeve.

“Unë nuk e di qysh mundet me shku nxënësi me kallash në shkollë”, ka thënë Abedini duke iu referuar nxënësit të gjimnazit ‘Frang Bradhi” që dyshohet se nxënësi i tij e qëlloi viktimën me plumba të një kallashnikovi.

Deri më tash është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/vritet-nje-person-afer-shkolles-frang-bardhi-ne-mitrovice/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme