Ekspertët zviceranë pritet të sqarojnë ekspertizën e tyre lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ata qe dy ditë po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të Prokurorisë Speciale.
Babai i Astrit Deharit, Avniu tha për gazetën Objektiv se tanimë shpresa e tyre e vetme ka mbetur tek Instituti zviceran.
“Të shohim tash, ata qe dy ditë janë këtu. Ata në fund kanë me mbajt edhe një konferencë për shtyp sipas informacioneve që i kemi. Se këta po tentojnë me paraqitë si vetëvrasje. Shpresa ka mbet vetëm te ekspertët zviceran pasi këta tanët qe katër vjet kanë pështjellë. Dje e kanë vizituar qelinë ekspertët zviceran, nuk e besoj që do të na takojnë edhe neve”, tha Dehari.
Dehari e akuzoi Prokurorinë për neglizhencë të këtij rasti.
Pasi sipas tij, ish prokurori Sylë Hoxha kishte premtuar që shumë shpejt do të zgjidhet ky rast.
“Prokuroria i ka bërë krejt këto dallavere, Prokurori Sylë Hoxha në fillim ka deklaruar që për dy javë kanë me mbyllë këtë rast mbas vrasjes së Astritit. Po të mos kishte qenë Instituti zviceran ata e kishin përfundoi si zviceran”, shtoi Dehari.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.