Babai i ish-ministrit vdes nga Coronavirusi

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Qerim Bytyqi, babai i ish ministrit të arsimit Shyqri Bytyqi, ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm pasi që ishte i prekur me COVID-19 dhe kishte sëmundje tjera shoqëruese.

Këtë e ka bërë të ditur vet ish-ministri Bytyqi, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se varrimi 82 vjeçarit bëhet sot në ora 17.00.

Postimi i plotë:

“Sot ne ora 9:10 vdiq baba i jone, Qerim Bytyqi, në moshën 82 vjeçare. Pas një sëmundje të shkurtër dhe me pas i shoqëruar edhe me COVID’in ai nuk arriti te ja dal.

Ju njoftojmë se varrimi i babës tonë bëhet në varrezat e fshatit Arllat lagjia Bytyq, në ora 17:00.
Për shkak të Pandemisë (COVID 19), jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.”

Të ngjashme