Thomas Markle, i cili nuk kishte folur me vajzën e tij, Meghan, dukeshën e Sussexit, pasi u martua Princi Harryn, tani po thotë se e bija po i mungon dhe se pjesëtari i familjes britanike duhet të “pajtohet me faktin se ai është babai i saj ligjor”.
Markle theksoi se do të donte të kishte marrëdhënie të mira me Meghanin, ashtu sikur i kanë pasur para se ajo të kurorëzohet.
“Unë do të doja të lëmë dallimet pas nesh dhe të takohemi. Më mungon shumë. Do t’i dërgoja edhe një mesazh Harryt, “unë jam i ati saj ligjor, pajtohu me këtë gjë”, tha Markle në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”.
Siç raporton gazeta britanike, Thomas ka frikë se Meghan më nuk dëshiron të komunikojë me të.
Aktorja amerikane 37-vjeçare u martua me nipin e Mbretëreshës Elizabeth II-të dhe të gjashtin në linjë për fronin mbretëror.
Megjithatë, dasma ra në hije në saje të historisë së babait të saj, i cili kishte pohuar se nuk do të mund të jetë prezent në ditën më të lumtur të së bijës shkaku i një operacioni në zemër.
Në të njëjtën kohë, u zbulua se ai kishte angazhuar një paparaci dhe më pas i kishte publikuar në mënyrë të paautorizuar fotografitë e dasmës, e cila gjë kishte shkaktuar një stuhi reagimesh dhe prishje të marrëdhënieve mes Thomasit dhe të bijës si dhe Harryt.