Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry do të jetë i pranishëm në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip ndonëse bashkëshortja e tij Meghan nuk do të marrë pjesë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Pallati Buckinghamit.

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrim pasi është këshilluar nga mjeku i saj që të mos bëjë ndonjë udhëtim për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.

Siç bëhet e ditur, dukesha e Susexxit do të sjellë në jetë një vajzë në fund të kësaj pranvere. Çifti Harry-Markle kanë edhe një djalë së bashku.

Princi Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare, të premten që shkoi. Varrimi i tij do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm familjarët e ngushtë për shkak të masave anti-Covid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme