Babai i prekur nga kanceri vret djalin 13 vjeç, arsyeja tronditëse

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Ishte vetëm 13 vjeç, por babai i tij 40 vjeç, i mori jetën duke e goditur për vdekje me thikë.

Protagonisti i krimit të ndodhur më 5 shkurt është rusi Oleg Drachev, i cili është i diagnostikuar me tumor në kokë.

Nga hetimet e policisë u zbulua se shkak për krimin e tmerrshëm u bë fakti se burri mendonte se pas vdekjes së tij, e shoqja nuk do ishte në gjendje që ta rriste djalin e vetme.

Image

Një histori drithëruese e cila vjen nga Moska, ku policia ruse arrestoi të dyshuarin, i cili tentoi të vriste edhe gruan. Por ajo arriti që të shpëtojë duke u mbyllur me çelës në banjë prej nga ky telefonoi policinë.

Prindërit e 13-vjeçarit Ilya dukeshin të lumtur, deri në momentin kur inxhinieri ish-ushtarak Oleg Drachev, u diagnostikua me kancer.

Të afërmit deklaruan se burri e donte të birin dhe se të gjithë kohën e lirë e kalonte me të.

Nëna e Drachev tha për mediat, “As që mund ta imagjinoni se sa e dopnte të birin, por pasi u diagnostikua me kancer, e hmbi toruan”, transmeton ge.

Pas arrestimit, pritet që 40-vjeçri të mbyllet në spital psikiatrik, shkruan noa.al. Në momentin që policia e arrestoi ai tha se e kreu krimin, pasi mendonte se e shoqja nuk ishte e zonja që ta rriste djalin. Kështu që Oleg, e vrau djalin me thikë në gjumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme