Babai i vdiq nga Coronavirusi, llapjani i infektuar: Nuk është qysh po flitet, është një lloj gripi i lehtë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

62-vjeçari nga fshati Dumicë i Podujevës i cili është i infektuar me Coronavirus ka thënë se virusi Covid-19 nuk është i rrezikshëm siç është thënë deri më tani.

Llapjani i infektuar ka theksuar se Coronavirusi është i ngjashëm me një grip të lehtë, ai ka rekomanduar që të largohet frika nga virusi Covid-19.

“Ne jemi mirë, nuk është qysh po flitet. Nuk është i rrezikshëm. Unë me kënd kam biseduar ju kam tregu se është një lloj gripi i lehtë shumë. Friken duhet me e largu numër një”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.

I infektuari me koronavirus ka thënë se stafi mjekësor janë duke u përkujdesur mirë për të infektuarit.

“Sa i përket stafit fort mirë janë tu na prit, fort mirë duke u sjell. Çdo njeri e ka ma shumë e ka tuten se sa zahmetin. Pa kurrë far problemi nuk kemi. Përgjegjësi jemi mirë”, ka thënë ai.

I prekuri me koronavirus tutje është shprehur se dëshiron që të shërohen të gjithë personat e prekur nga ky virus.

“Unë kom qejf me dëgju mirë për të gjithë, jo vetëm për personat në Kosovë, por për të gjithë . Nuk është gjendja qysh flitet”.

Ditë më parë se 62-vjeçari ka ardhur nga Italia dhe më vonë ka rezultuar pozitiv me virusin Covi-19, ku me pas janë infektuar edhe babai dhe motra e tij.

Babai i të infektuar ka vdekur ditë më parë në moshën 82 vjeçare nga Coronavirusi, duke u bërë viktima e parë në Kosovë.

Në Kosovë deri më tani janë 86 persona të infektuar me koronavirus, një prej tyre është shëruar.

Të ngjashme