Një grua nga komuniteti RAE ka lajmëruar në polici ish bashkëshortin e saj, i cili sipas saj ka keqtrajtuar tre fëmijët e tyre.
Gruaja në fjalë ka deklaruar që ish bashkëshorti kishte shkuar në banesën e saj në Hajvali të Prishtinës, përderisa ajo nuk gjendej në shtëpi.
I dyshuari i kishte mbyllur në një dhomë dy fëmijët të moshës tetë dhe gjashtë vjeçar, ndërsa fëmijës tjetër katër vjeçar, i ka shkaktuar lëndime trupore në të dy duart.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar.