Babai nga Peja arrestohet për dhunë ndaj vajzave

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes në Pejë, ndërkaq sipas policisë, njëra prej viktimave ka qenë e mitur.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë 02.04.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj dy vajzave të tij viktimave femra kosovare (njëra e mitur). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Të ngjashme