Në fshatin Doberdol të Pejës gjatë ditës së djeshme babai ka plagosur aksidentalisht djalin e tij në këmbë.
Sipas Policisë së Kosovës, babai ka qenë duke i trembur disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë dhe nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij, raporton Insajderi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë përpjekjes që ti tremb disa pëllumba mbi kulmin e shtëpisë nga pakujdesia me pistoletë e kishte qëlluar në këmbë djalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet ën raportin 25-orësh të policisë.
Policia ka njoftuar gjithashtu se nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me një karikatorë dhe 15 diabolla kalibër. 4.5 mm. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.