Babë e bir e rrahin dhe therin punëtorin në firmën e tyre të ndërtimit

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vrasjeje ka ndodhur sot në në një kompani ndërtimi në Prishtinë. Pronari 49-vjeçar e ka rrahur një punëtor, ndërsa më pas djali i tij e ther me thikë.

Sinjali ka mësuar se një punëtor është sulmuar nga dy persona, njëri prej të cilëve edhe e ka therur me një mjet të mprehtë.

Në bazë të informacioneve të para, fillimisht një 49-vjeçar i kishte shkuar viktimës deri te puna, ku dyshohet se e ka sulmuar për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Për të mos mbaruar me kaq, edhe djali i të dyshuarit është përfshirë në përleshje, duke e goditur me thikë në gjoks punëtorin.

Për pasojë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar në Polici.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Të ngjashme