Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vendosur ta shkarkojë drejtorin që vije nga NISMA, Hysni Ahmeti.
Nuk dihen ende arsyet e shkarkimit, mirëpo “Jepi zë” mëson se ka pakënaqësi nga kryetari për punën e drejtorit dhe sot kishin pasur një mosmarrjëveshje.
Hysni Ahmeti kishte qenë deri vonë drejtor i Inspektoratit, ndërkohë që kohën e fundit u transferua tek Drejtoria e Mbrojtjes dhe Mjedisit.
Ndryshe, Agim Bahtiri ia mori edhe disa nëndegë të Nismës ditë më parë, gjë që si duket ka acaruar raportet.