Kryetari i Komunës së Mitrovicës, që vjen nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, gjatë një tubimi të përbashkët me LDK-në dhe Alternativën, ka thënë se ky koalicion do ta “çlirojë Kosovën”.
Ai tha se ka kaluar koha e “komandantëve” duke thënë se ashtu siç e ka larguar Kadri Veselin nga Mitrovica, do ta largojë edhe nga Prishtina, raporton Ekonomia Online.
“Mjaft ka vuajt ky popull nga një gjarpër që ju ka pështjell dhe po e shtrëngon shumë. Veseli e din se kush e ka largu në Mitrovicë dhe tani do ta bëjmë në Prishtinë. Ka kaluar koha e komandantëve”, ka thënë ai.
Në këtë tubim ka folur edhe Ilir Deda, i cili ka thënë se më 11 qershor ky koalicion do të dalë fitues.