Bahtiri kërkon nga menaxhmenti i Trepçës rikthimin në punë të minatorëve

Mitrovicë | 18 Shk 2021 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas lajmit se 12 minatorë janë pezulluar nga puna të cilit ishin në grevë.

Bahtiri i ka bërë thirrje menaxhmentit të Trepçës të shfuqizojnë vendimin.

Postimi i plotë i tij:

Largimi i minatorëve të “Trepçës” nga puna vetëm pse kërkuan drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të cilën mbajnë familjet e tyre është i papranueshëm.

Kërkoj nga menaxhmenti i “Trepçës” shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës.

Para se të merren me masa disiplinore ndaj minatorëve, menaxhmenti duhet të punoj më shumë për rritjen e prodhimit, ndaljen e shpenzimeve të panevojshme, përmirësimin e kushteve të punës për minatorët dhe ngritjen e të hyrave të “Trepçës”.

https://ekonomiaonline.com/nacionale/pezullohen-12-minatore-qe-mbajten-greve-per-mosmarrjen-e-pagave/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme