Sipas kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, anëtari i PSD-së Dardan Molliqaj e ka humbur vetëdijen.
Në Interaktiv të KTV-së, Bahtiri ka thënë se Molliqaj ka panik për rezultatet e 6 tetorit dhe po merret me të paqena.
“Molliqaj e ka humbur vetëdijen. Po ua tregoj këtë kur erdhën për të bërë koalicion me AKR-në. A e dini ju që PSD-ja ishte në pushtet, pas perdeve? Ishte marrëveshje për t’i dhënë përkrahje, dhe beneficionet që i ka marrë të gjitha kanë qenë përmes AKR-së. Ka marrëveshje për këtë. Kam menduar edhe në atë kohë se ka qenë gabim dhe ua kam thënë”, ka deklaruar Bahtiri.
“Jam ulur me Molliqajn për të biseduar. Më thoshte se ‘ne marrim 27 për qind’ me 12 deputetët që janë nda nga VV-ja dhe me kryetarët e komunave dhe tha se janë fuqi e madhe. I thashë” ‘aksimumi që mund të merrni është dy për qind’. U tranua. E tash u pa fuqia e tyre, se t’i kesh 12 deputetë, dy kryetarë komunash, e të mos guxosh të konkurrosh vetë, dihet fuqia jote. Tash e ka kapë paniku, përballet me atë, me atë, me mua që asnjëherë s’e kam përmendur. Le të aktivizohet aty ku ka shkuar. I priftë e mbara. Mos të merret me gjëra të paqena. S’barazohet fitorja ime me fitoret e kryetarëve tjerë. Unë kam pas 3 për qind elektorat të AKR-së dhe kam fituar zgjedhjet me Albin Kurtin”, ka përfunduar ai.