Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i bi ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët që mbahet në orën 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit.
Kjo tryezë mbahet më pas se një muaji pasi Kuvendi Komunal i Mitrovicës (30.11.2018) miratoi konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
Sipas kësaj komune, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jolegjitime.