Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri , në emisionin “Direkt”, foli për kandidaturën e tij për kryetar të komunës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Ai tha se sërish do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës.
“Është e padiskutueshme që Kurti do të më kandidojë për kryetar të Mitrovicës. Secili qytetar i Mitrovicës ka të drejtë me pas aspiratë, ka të drejtë edhe me hi në garë por dihet se kush hin qysh ka me dalë. Kryetari Bahtiri është i padiskutueshëm dhe asnjë kundër kandidatë qoftë i partisë apo i partive tjera nuk ka kryetari Bahtiri”, tha ai në një lidhje të drejtpërdrejt për ATV-në.
Tutje ai shtoi se nuk sheh asnjë kundër kandidat qoftë edhe nga partia e tij sepse beson që ai do të qeveris edhe për një mandat.
“Unë prej 2013 kur të tjerët mendoni ndryshe dhe caktojshin përqindje 3 deri në 5 përqind, atëherë kam thënë që Mitrovica do të jetë nën udhëheqjen e Agim Bahtiri dhe tani po ju them që edhe një mandat nuk ka asnjë diskutim që Bahtiri do të udhëheq në mënyrën më të mirë të mundshme. Njeriu që bën për qytetarë askush s’mundet me e mund, kështu që jam pa konkurrencë”, tha Bahtiri.