Bahtiri për rivalët e VV’së: Do guralecë që na i kanë zënë rrugën duhet t’i largojmë

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka dalur në mbrojte liderit të tij Albin Kurti pas intervistës së mbrëmshme, duke e lavdëruar punën e tij.

Bahtiri ka thënë se Albin Kurti është shpresa e të rinjëve kosovarë, por që disa ‘guralecë’ siç thotë ai ua kanë zënë rrugën dhe duhet t’i largojnë.

“Kemi shumë punë, pra shumë guralec të vegjël që duhet t’i largojmë nga rruga”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Me vëmendje të plotë i dëgjova qendrimet e Kryeministrit të Kosovës përgjatë gjithë emisionit.

Albin Kurti është shpresa e Kosovës, është shpresa e të rejave dhe të rinjëve. Kjo nuk mund të ndryshoj, kjo nuk do të ndryshoj.

Kemi shumë punë, pra shumë guralec të vegjël që duhet t’i largojmë nga rruga.


Të ngjashme