Bahtiri premton rritje të llogaridhënies

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 14:56 | Nga

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është zotuar për transparencë në vendimmarrje.

Këtë e ka bërë gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të KD-së, Ismet Kryeziu, me të cilin diskutoi për projektin më të ri “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale”, të mbështetur nga ambasada britanike ku pjesë e këtij projekti do të jetë edhe Komuna e Mitrovicës.

Kryeziu njoftoi Bahtirin se përmes këtij projekti do të bëhet identifikimi i çështjeve që i preokupojnë qytetarët nëpër fshatra, lagje, në mënyrë që këto prioritete të përfshihen në planet komunale për vitin e ardhshëm, të rritet pjesëmarrja në vendimmarrjen lokale edhe të monitorohet puna e qeverisjes lokale.

Bahtiri, sipas njoftimit nga komuna, ofroi mbështetjen e plotë në realizimin e këtij projekti në komunën e Mitrovicës duke theksuar se ai dhe ekzekutivi janë të përkushtuar për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha institucionet komunale.

“Unë ju garantoj që gjithë dokumentacioni që ju nevojitet ju do ta keni në shfrytëzim. Nga ardhja ime në krye të komunës të gjitha vendimet kanë qenë transparente dhe në harmoni të plotë me ligjin, dhe në to mund të ketë qasje kushdo që i kërkon”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme