Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth menaxhimit të situatës me virusin COVID-19 në Komunën e Mitrovicës, si dhe prezantimi i disa nga projektet madhore të cilat janë duke u realizuar në Mitrovicë, konkretisht për projektin e rregullimit të shtratit të lumit Ibër.
Kryetari Bahtiri pasi i’u uroj mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën, i njoftoi të pranishmit lidhur me masat që janë ndërmarr nga komuna në parandalimin e këtij virusi, si dhe u’a prezantoi projektin për rregullimin e lumit Ibër, për të cilin tha se do të posedoj një infrastrukturë të rregulluar mirë dhe do t’i ofroj pamje jashtëzakonisht të bukur qytetit.
Ndërsa ministri z. Konjufca dhe deputeti z. Bajqinovci u shprehen të kënaqur me menaxhimin e mirë të situatës me COVID-19 në Komunën e Mitrovicës, si dhe me punën e mira që janë duke u kryer në qytet pavarësisht gjendjes së krijuar nga ky virus.