Bahtiri: Qeveria më ka bllokuar çdoherë

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 17:00 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë duke iu referuar qytetarëve të kësaj komune, ka thënë se këta të fundit tashmë janë vetëdijësuar njëherë e mirë pasi kanë dal nga ferri.

Kjo pasi qytetarët e Mitrovicës kanë mbështetur gjithnjë Aleancën Kosova e Re duke votuar kryetarin Agim Bahtiri, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, qeveria aktuale i ka shkaktuar atij probleme të njëpasnjëshme duke e bllokuar në shumë mënyra të ndryshme:

‘’Qeveria m’ka blloku gjithë, ata po bëjnë gjithçka me parë e pa parë që unë të dal keq para publikut,por kurrë s’kane me arritë diçka të tillë’’, ka përfunduar Bahtiri në takimin e radhës të Aleancës Kosova e Re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme