Qendërmbrojtësi është lënë në bankën rezervë që nga humbja e Manchester Unitedit ndaj Brightonit.
Dhe sipas gazetës britanike, Mirror, Eric Bailly mund të largohet nga klubi në muajin janar, transmeton Gazeta Express.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë është lënë në bankën rezervë nga Jose Mourinho pas disa gabimeve që kishte bërë në humbjen ndaj Brightonit.
Pas kësaj dy klubet nga Londra, Arsenali e Tottenhami, janë duke e monitoruar situatën nga afër, të cilat do të tentojnë të bëjnë ofertë në janar për 24-vjeçarin.