Mbrojtësi Eric Baillu ka treguar ambiciet e tij pas nënshkrimit të kontratës së re me Manchester Unitedin. Futbollisti i Bregut të Fildishtë thotë se nuk kishte pse të mendonte para se të binte dakord për rinovimin e kontratës.
Ai ka nënshkruar kontratë të re deri në qershor të vitit 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai shpreson këtë vit të mos ketë më lëndime, ta fitoj trofeun e Ligës së Evropës dhe edicionin e ardhshëm ta ndihmoj Unitedin ta fitoj titullin e kampionit në Premier League.
“Është sezoni im i pestë dhe shpresoj të jem këtu për një kohë të gjatë. Ne jemi në një pozitë të mirë. Ne kemi Ligën e Evropës dhe jemi të dytët në kampionati dhe kjo është shumë mirë. Shpresojmë se mund ta fitojmë trofeun e Ligës së Evropës. Është i rëndësishëm për ne dhe shikuesit. Ne duam të përfundojmë mirë edhe në Premier Legaue dhe jam i sigurt për këtë”, ka thënë Bailly për faqen zyrtare të skuadrës angleze.