Bajçinovci e konsideron ligjore zgjedhjen e tij, ka një kërkesë për opozitën

Prishtinë | 21 Kor 2023 | 16:11 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci, ka premtuar më shumë bashkëpunim me partitë për siç ka thënë në të mirë të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai zgjedhjen e tij si kryesues e konsideron si të ligjshme, duke shtuar se Kryeqyteti ka nevojë për zhvillim. Bajçinovci i bëri thirrje opozitës që nuk morri pjesë në seancë që të përfaqësojnë qytetarët që i kanë votuar.

“Pjesa jonë ligjore pranë Komunës së Prishtinës e ka vlerësuar se gjithçka ka qenë në rregull, ajo seancë ka përfunduar siç jeni të informuar dhe tash kemi thirr seancë të re ku u zgjodh edhe kryesuesi”, tha ai teksa shtoi se së shpejti do të thërras seancë të re.

“Sigurisht se do ta bëjmë në konsultim me organet tjera do ta bëjmë shumë shpejt për arsye se Kryeqyteti ka nevojë për zhvillim dhe ka nevojë që projektet të vazhdojnë. Këtë rast i bëjmë thirrje edhe opozitës të cilët kanë nevojë më së miri të përfaqësojnë votën e tyre”, u shpreh ai.

Edhe kryetari Përparim Rama e quajti ligjore zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Zgjedhja e Bajqinovcit u bë pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e Kryesuesit.

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Muajin e shkuar ai dha dorëheqje nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme