Bajqinovci, Abrashit: Tregoni që Qeveria Kurti po rrëzohet për teke të Agim Veliut

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi, i cili ka thënë se Qeveria po rrëzohet për shkak të mosheqjes së taksës dhe prishjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bajqinovci tha se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij Qeveria po rrëzohet për shkak të tekeve të Agim Veliut.

Shkrimi i plotë:

“Arban Abrashi tha sot se LDK-ja po e rrëzon qeverinë Kurti kinse për shkak që nuk po hiqet taksa dhe raportet Kosovë-SHBA po përkeqësohen, gjë që nuk është e vërtetë. Atëherë pse sot u ulët në një tavolinë me kreun e AAK-së, i cili është absolutisht kundër heqjes së taksës.
LDK-ja dhe Abrashi le të del hapur e le të tregojë se Kurti po rrëzohet për shkak të tekeve të Veliut i cili merr urdhra nga partitë tjera që kanë qeverisur më herët. Le të tregojë se LDK-ja mban një marrëveshje të fshehtë me PDK-në, të koordinuar nga presidenti Thaçi, që ta rrëzojnë Kurtin nga qeveria”.

“Qeveria Kurti po bën punë shumë të mira, më shumë se qeveritë e kaluara që udhëhoqën me kombinacione të ndryshme. Ne shkarkuam bordet që kishin vjedhur, shkatërruar dhe falimentuar kompanitë publike, e të cilat ishin emëruar pikërisht nga qeveritë e kaluara. Gjithashtu, qeveria Kurti, arriti të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, punë për të cilën kemi marrë lavdata nga ndërkombëtarët.
Nuk ka skandale dhe vjedhje në qeverinë Kurti andaj krejt opozita është në hall me qeverisjen tonë”.


Të ngjashme