Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është ankuar për mungesën e hapësirës në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka komentuar edhe rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës, që ia ka mundësuar të gjithë deputetëve të kenë nga një asistent. Ky vendim ka marrë dritën jeshile nga 120 deputetët e Kuvendit.
E sipas tij, deputetët duhet t’i kenë asistentët e tyre pasi siç thotë ai, iu nevojiten.
“Po ti e di që unë nuk flej, kurrë s’kam fjetur. E para, mendoj që problemi kryesor në kuvend për deputetët e që kjo është që 20 vjet është mungesa e hapësirës. Deputetët nëpër kafe takohen me palët e tyre”, tha ai në T7.
“Për asistentë, ka ardhur është urdhër. Duhet, sikur në krejt botën. Ajo është temë që mund të flasim për mungesën e mbajtjes së seancave, Mendoj që problemi kryesor është mungesë e hapësirës, s’kemi ku të rrimë. Por, edhe mungesa e asistentëve”.
Bajqinovci tregoi se deputetët kanë jashtëzakonisht shumë punë dhe angazhime.
“Asistentë mendoj që duhet t’i kemi. Në të gjitha parlamentet ka asistentë. Rroga jonë është 1 mijë e 600 euro. Nuk kam ku takohem me palët. Nuk kemi zyre”, ka deklaruar ai.