Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë Mustafa Şentop, gjatë takimit të Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP) organizuar nga Kuvendi i Madh Kombetar i Turqise në Antalia.
Bajqinovci theksoi se edhe në këtë takim fjala e Serbisë ishte fyese si për Kosovën po ashtu edhe për shtetet e tjera pjesmarrëse.
Ai tha se në shenjë proteste nuk u duartrokit fjala e deputetit serb.
“Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç” shkruan Bajqinovci në Facebook.
Postimi i plotë:
Me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë Prof. Dr. Mustafa Şentop, gjatë takimit të Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore (AP e SEECP) organizuar nga Kuvendi i Madh Kombetar i Turqise në Antalia.
Edhe në këtë sesion fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por për të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse.
Në shenjë proteste shtetet e pranishme nuk e duartrokiten fjalimin e deputeti serb i cili nuk dallonte nga fjalimet e kasapit Millosheviç.