Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka dalë në krah ministrit të Financave, Hekuran Murati, për përplasjet e tij më zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës gjatë ditës së djeshme.
Në profilin e tij në Facebook, Bajqinovci tha se Komuna e Prishtinës i ka punët keq me shifra dhe se kjo komunë ka mungesë të investimeve kapitale.
Tutje, deputeti ka kritikuar qeverisjen e Prishtinës, duke thënë se “nuk ka kapacitet të shpenzojë për projekte që e ndihmojnë jetën e qytetarëve.”
“Njënen anë mbyllë rrugë e traumatizon një kryeqytet të tërë me tollovi e kolona, në anën tjetër asnjë projekt investiv serioz që e ndihmon qytetin të dal nga kjo tollovi.”, ka shkruar Bajqinovci.