Bajqinovci i kundërpërgjigjet Grudës, ia lëshon një video të Arsim Bajramit: Kujt me i besu tash

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, se seanca është antikushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Bajqinovci në foltoren e seancës së Kuvendit të Kosovës ka lëshuar një video ku dëgjohet interpretimi i hartimit të Kushtetutës, Arsim Bajrami pa çka në mënyrë ironike tha se nuk e di se kujt t’i besojë, Grudës apo Bajramit.

“Nuk e  pata ndërmend ta marrë fjalën, pro pasi që doli deputeti i PDK-së dhe tha se është seanca antikushtetuese e kam një problem se a t’i besoj Arsim Bajramit e Përparim Grudës. Bashkëthemeluesit të PDK-së, hartuesit të Kushtetutës, profesorit të fakultetit juridik. Kam 30 sekonda se çka thotë Bajrami se a është seanca antikushtetuese seanca për buxhetin nëse nuk kemi Qeveri. Dua ta lëshoj me video se thonë me citu nuk bën se nuk është e vërtet” , tha ai teksa lëshoi videon.

Bajrami kishte interpretuar se si do të veprohej në situata të tillë.

“Atëherë së paku do të mbahet një mbledhje e Kuvendit të Kosovës ku do të votohej komplet pakoja e marrëveshjeve ndërkombëtare, do të debllokohej Kosova sa i përket integrimit evropian dhe do të gjendej një zgjidhje buxhetore, përfshirë këtu edhe gjendjen e punëtoreve të RTK-së. Por po e shihni që kemi një ampati politike  dhe nuk kemi asnjë reflektim të përgjegjësisë së Parlamentit. Pasnesër duhet të shpërndahet(nuk kuptohet). Po të ketë një vullnet politik nesër do të mund të mbahen dy seanca. Seanca e parë ku konstatohet se ka dështuar zgjedhja e qeverisë dhe pastaj të lejohet një seancë, ku grupet parlamentare të takohen he të gjejnë modalitetit”, kishte deklaruar Bajrami.

Pas kësaj ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të shkojnë e ta votojnë buxhetin e Kuvendit.

“Pra i kemi dy deklarata i një profesor dhe hartues i Kushtetutës që thotë se nuk është asgjë antikushtetuese dhe ju kisha lutur edhe opozitës që nga zyrat e Kuvendit të vijnë dhe të votojnë buxhetin”, tha ai.

Të ngjashme