Njohësi i tregjeve financiare, Emanuel Bajra ka ngritur shqetësimin rreth paradës ushtarake të shtunën në Serbi. Ai teksa rendit mesazhet që po dërgon Serbia, theksoi se ata po dërgon sinjale se është gati të rivendosë dominim në Ballkan, një rajon ende i lënduar nga luftërat e së kaluarës.
Bajra për këtë i bëri edhe thirrje Qeverisë së Kosovës që që të krijojë një strategji të re urgjente për vendin.
Postimi i plotë:
Rreziqet e forcimit ushtarak të Serbisë në Ballkan.
👉🏻Parakalimet e fundit të forcave serbe — rreshta tankesh, mjete të blinduara, helikopterë dhe batalione nën flamurin kombëtar — nuk janë thjesht ceremoniale. Ato janë një paralajmërim. Serbia po dërgon sinjal të qartë se është gati të rivendosë dominim në Ballkan, një rajon ende i lënduar nga luftërat e së kaluarës. Për Kosovën, Kroacinë dhe Shqipërinë, ky demonstrim force duhet të merret me seriozitet maksimal.
👉🏻Çfarë do të thotë kjo për Kosovën:
🏹Serbia nuk po përgatitet për paqe. Strategjia e saj është të presë kaosin — sidomos një përplasje më të gjerë mes BE–NATO dhe Rusisë në krahun lindor — dhe pastaj ta shfrytëzojë atë shpërqendrim për të sulmuar Kosovën. Gjasat janë se brenda dy vjetësh, Kosova mund të përballet me agresion të drejtpërdrejtë.
👉🏻Të mbështetesh vetëm te forcat e NATO–KFOR është rrezik i madh. NATO është e mbingarkuar: e fokusuar në Ukrainë, Baltik dhe frontet lindore. Kosova nuk mund të luajë bixhoz me mbijetesën, duke shpresuar se njësitë e NATO-s do të vijnë me kohë.
🚨Strategjia e re urgjente e Kosovës:
👉🏻Për të mbijetuar dhe për mbrojtur, Kosova duhet të veprojë tani:
1.Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në 10% të PBB-së
Alokimet aktuale janë qesharake krahasuar me rrezikun. 10% e PBB-së për mbrojtjen është kusht i mbijetesës.
2.Krijimi i një baze ushtarako-industriale kombëtare
Kosova duhet të zhvillojë industri vendore të mbrojtjes: dronë, sisteme raketore, luftë elektronike, mjete të blinduara. Varësia nga importet është dobësi.
3.Ristrukturimi i ekonomisë rreth sigurisë
• Pozita e parasë: Prioritetet buxhetore drejt armatimit të menjëhershëm dhe dinamik.
• Asetet fizike: Përdorimi i tokës dhe infrastrukturës shtetërore për prodhim e logjistikë.
• Arkitekturë financiare dinamike: Remitancat e diasporës të ridrejtohen në obligacione sovrane të mbrojtjes apo fonde inovacioni ushtarak.
• Ristrukturimi i remitancave: Diaspora nuk mund të financojë vetëm konsum – por mbijetesën kombëtare.
4.Nga simbolika te fuqia reale:
Disa dronë nuk janë doktrinë mbrojtëse. Kosova duhet të synojë të bëhet lojtar serioz ushtarak rajonal, me mbrojtje të shtresuar, kapacitet mobilizimi të shpejtë dhe aftësi goditëse për parandalim.
👉🏻Serbia po armatoset për luftë, jo për paqe. Kosova nuk mund të mbetet pasive, duke shpresuar te NATO, ndërsa Serbia përgatit divizionet e saj të blinduara.
👉🏻E ardhmja do t’u përkasë atyre që përgatiten tani. Kosova duhet të riarmatoset fuqishëm, shpejt dhe me vendosmëri, përpara se dy vitet e ardhshme të përcaktojnë fatin e rajonit. ‼️Ndërsa Shqipëria 🤔 huh, ajo duhet të zgjohet nga iluzioni i përgjumur se do mbetet vendi më stabël dhe më “evropian” i ballkanit, sepse ballkani kurrë Evropë nuk do të bëhet pa u denacifikuar Serbia dhe pa u neutralizuar apetiti i saj për dominim të rajonit.