Bajraktari: Fati i të zhdukurve me dhunë është dhimbja jonë

Prishtinë | 30 Gus 2024 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë, avokati Ardian Bajraktari, ka kërkuar më shumë angazhim institucional për fatin e personave të zhdukur me dhunë.

Ai ka thënë se angazhimi duhet të jetë deri në zbulimin e fatit të të zhdukurit të fundit.

“Sot, është dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë. Në ditë të tilla dhimbja vetëm sa shtohet, ndonëse ajo është prezent në secilën ditë tjetër të vitit dhe do të jetë deri në zbulimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës tonë për liri. Deri në zbulimin e fatit të zhdukurit të fundit, nuk duhet të ndalemi së kërkuari ku janë, të dihet fati i secilit dhe ta kemi një vend ku të vendosim lule dhe t’i kujtojmë me mall e krenari”, ka shkruar Bajraktari.

Të ngjashme