Një dëshmitar i Prokurorisë pranoi se e ekzagjeroi rrëfimin vetëm për t’u pranuar si viktimë pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në lidhje me këtë ka reaguar Avokati Ardian Bajraktari.
Bajraktari në një postim në rrjetin social facebook thekson se procesi gjyqësor në Hagë është i sajuar, i fabrikuar dhe i ekzagjeruar.
Postimi i avokatit Bajraktari:
Siç e kemi thënë që në krye të herës, procesi gjyqësor në Hagë është i sajuar, i fabrikuar dhe i ekzagjeruar, me motivacione nga më të ndryshmet.
Gjithnjë e më shumë po dëshmohen ato që i kemi thënë lidhur me këtë proces!