Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe i sapo aderuari në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Hasani, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq e mikesha,
Dua të ju njoftoj se jam kandidat për deputet nga radhët e koalicionit fitues AAK-PSD.
Rajoni i Anamoravës ka nevojë për një përfaqësim më të madh në Kuvendin e Kosovës.
Besoj shumë në ndihmën tuaj që rajoni ynë por edhe Kosova të përfaqësohet nga njerëz të ri. Besimin tuaj do ta përkthej në punë. Besoj që gjatë kohës sa kam qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë e kam dëshmuar përkushtimin tim për të mirën e vendit tonë.
Dalshim faqebardhë në rrugën tonë për 100 % shtet!