Hasani takohet me gratë në Gjilan: Me veprime konkrete do ta përmirësojmë barazinë gjinore në politikë e qeverisje

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se ky koalicion me veprime konkrete do ta përmirësojë barazinë gjinore në jetën politike dhe qeverisjen e vendit.

Ai këtë e ka thënë pas një takimi me një grup grash nga Gjilani.

Gratë sipas tij kanë dijen, guximin, vullnetin e forcën për ta bërë edhe më të mirë këtë vend.

“Sot para zonjave të vyera të Gjilanit, prezantuam të arriturat dhe planet tona. Me synim të fuqizimit të demokracisë në Kosovë, folëm edhe për pozitën jo fort të favorshme të grave në politikë. Koalicioni AAK-PSD me veprime konkrete do ta përmirësojë barazinë gjinore në jetën politike dhe qeverisjen e vendit.”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme