Bajram Hasani: Neglizhenca e Hazirit, ia humbi Gjilanit 5 milionë euro investime

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka rikthyer vëmendjen nga Anamorava.

Ai ka thënë se si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka planifikuar investim pesë milion euro për Zonën Ekonomike në Gjilan. Madje thotë se i ka kërkuar që të ndajë hapësirë, por që sipas tij ka qenë e kotë.

Statusi i plotë i tij:

Qeveria Haradinaj e ktheu vëmendjen kah Anamorava.

“Por, përkundër investimeve të mëdha në këtë pjesë, ne jemi përballur me neglizhencën e pushtetit lokal, sidomos atij në Gjilan. Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata planifikuar investim pesë milion euro për Zonën Ekonomike në Gjilan. Disa herë i kam kërkuar edhe publikisht kryetarit të komunës, që ta ndajë hapësirën, por kot. Kjo Zonë nuk u bë sepse neglizhenca e kryetarit të Gjilanit, bëri që të mbetet vetëm projekt. Jo që nuk kishte hapësirë, por inatet politike nuk e lejuan.

Gjilanit i duhen përfaqësues të cilët sjellin investime, krijojnë vende pune për të rinjt. Neve nuk na duhen njerëz që marrin postin dhe rrinë rehat në kolltuqet e ngrohta që të ofron pushteti.

100% shtet

100 % investime

#ramushharadinajkryeministër

#bajramhasani31″

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme