Bajram Hasani nuk kandidon për deputet

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nuk do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një postimi, Hasani ka thënë se do të vazhdoj të jetë pjesë e AAK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur miq

Pas shumë pyetjeve e mesazheve që kam marrë, e ndjej për obilgim të ju njoftojë se nuk do të jem pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendimi është krejtësisht personal. Por unë vazhdoj të jem pjesë e AAK-së dhe do t’i mbështesë bashkëpartiakët e mi.

Me Ramushin president, ditë të mira e presin Kosovën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme