Kandidati i AAK-së për deputet, Bajram Hasani, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” pse ai dhe koalicioni AAK-PSD duhet të marrin mbështetje në zgjedhjet e 6 tetorit.
Hasani ka thënë se sot Kosovës i vije era shtet.
“Sot mallarat e pakontrolluara serbe që dikur hynin në vendin tonë e kanë të pamundur hyrjen, nëse nuk i paguajnë taksë Republikës së Kosovës. Sot të gjitha produketet e kanë të vendosur flamurin e vendit të origjinës”, ka thënë ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë.
Hasani ka theksuar se gjatë kohës sa ka shërbyer si ministër i Tregtisë dhe Industrisë është përpjekur që ta ndalë këtë dukuri, fillimisht duke marrë masa mbrojtëse.
“Masat që i morëm atë kohë, gjithnjë duke respektuar ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare i dhanë një shtysë zhvillimit të prodhimtarisë vendore”, është shprehur ai.
Bajram Hasani i cili në listën e koalicionit AAK-PSD mban numrin 31 për deputet, ka parashtruar edhe disa pyetje.
“A doni që kjo traditë e punës të vazhdojë? A doni që prodhimet tona të bëhen më cilësore? A doni që tregu ynë të jetë i mirë kontrolluar? Nëse po, këtë e bën vetëm Ramush Haradinaj kryeministër dhe njerëzit e mirë, të guximshëm, të ditur dhe që e duan vendin. Këta janë njerëzit e listës së koalicionit AAK-PSD. 100 % . Nr. 31″, ka shkruar Hasani.
Shkrimi i plotë i tij:
Kosovës sot i vie era shtet. Kosova sot ka Zot shtëpie. Sot mallarat e pakontrolluara serbe që dikur hynin në vendin tonë e kanë të pamundur hyrjen, nëse nuk i paguajnë taksë Republikës së Kosovës. Sot të gjitha produketet e kanë të vendosur flamurin e vendit të origjinës.
Gjatë kohës sa kam shërbyer si ministër i Tregtisë dhe Industrisë jam përpjekur që të ndalë këtë dukuri, fillimisht duke marrë masa mbrojtëse. Masat që i morëm atë kohë, gjithnjë duke respektuar ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare i dhanë një shtysë zhvillimit të prodhimtarisë vendore.
Sepse vetëm duke krijuar kushte të barabarta prodhuesve tonë, duke i mbështetur mund të ndihmonim ata të rrisin bizneset e tyre, të krijonin vende pune dhe natyrisht produkte më cilësore.
Në krejt këtë mision të vështirë nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Vetëm duke ndërmarrë hapa të tillë ne e ndihmojmë qytetarin tonë, prodhuesin tonë, produktet tona.
A doni që kjo traditë e punës të vazhdojë? A doni që prodhimet tona të bëhen më cilësore? A doni që tregu ynë të jetë i mirë kontrolluar?
Nëse po, këtë e bën vetëm Ramush Haradinaj kryeministër dhe njerëzit e mirë, të guximshëm, të ditur dhe që e duan vendin. Këta janë njerëzit e listës së koalicionit AAK-PSD.
100 % shtet
Nr. 31