Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar duke thënë se janë 112 amandamente të opozitës të cilat nuk kanë marrë mbështetje në Komisionin për Buxhet dhe të tillë nuk kalojnë as në seancë, raporton Ekonomia Online.
“3 milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin. Deputetët e LVV-së sapo votuan Amandamentin 6, me të cilin Ministrisë që udhëheqë Elbert Krasniqi i ndahen 3 milionë Euro. Pra 3 milionë euro për subvencione për ministrin që mediet kanë raportu që po hetohet për keqpërdorim të 300 mijë eurove”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se janë 112 amandamente të opozitës të cilat nuk kanë marrë mbështetje në Komisionin për Buxhet dhe të tillë nuk kalojnë as në seancë.