Deputetja e Lidhjës Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, pas vendimit të sotshëm ku Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të bordit të ZRrE-së, si dhe anulimin e vendimin për tarifat me rritje.
Ajo po ashtu propozoi kompensimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga këto tarifa.
Postimi i plotë i Bajramit në “Facebook”:
Gjykata e Apelit paska vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji
Bordi i ZRRE-së i ka dy detyra:
1. Të anuloj vendimin për tarifat me rritje dhe të propozoj kompenzimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga këto tarifa,
2. Të japë dorëheqje menjëherë,
Mos të harrojmë qeveria ka dhënë 120 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike dhe prapë ZRRE i rriti tarifat në mënyrë diskriminuese, vendim ky tani i rrëzuar nga dy gjykata.