Bajrami-deputetëve: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 11:09 | Nga Kastriot Kokollari

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka arsyetuar para deputetëve Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Bajrami ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje, me vlerë 22.3 milionë euro.

“Është një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për Zhvillim pjesë e Bankës Botërore e cila do të implementimet nga Fondi Kosovar për garantimin e kredive”.

“Vlera e përgjithshme e marrëveshjes 22.3 milionë euro me normë të interesit 1.25 përqind me përshtatje të bazës së interesit dhe tarifë të shërbimit prej 0.75 përqind”.

“Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi qasjes në financa për ndërmarrjet mikro- të vogla dhe të mesme, duke e forcuar kapacitetin financiar të Fondit Kosovar për garanci kreditore”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme