Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes disa argumenteve që ajo ka prezantuar ka theksuar se Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kurti i ka krijuar 87 mijë vende të reja të punës.
Kjo sipas deputetes Bajrami është një e pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamuflojnë dezinformuesit qeveritarë. Ajo ka prezantuar edhe argumente.
“Kryeministri Kurti i cili nuk e gjeti guximin të deklarohet për dështimin e tij për ta antarësur Kosovën në Këshillin e Evropës, paska deklaru se Qeveria e tij i ka kriju 87 mijë vende të reja të punës. Kjo është një e pavërtetë e madhe të cilën nuk kanë si e kamufolojnë dezinformuesit qeveritarë dhe ja argumentet:
Sipas ATK-së është e vërtetë se Kosova sot ka rreth 415,415 vende pune, por është gjithashtu është e vërtetë se sipas ATK-së në vitin 2020, në kohën e pandemisë Kosova ka pasë 357,161 vende pune, andaj edhe nëse krejt vitin 2021 e llogarisim si vit të Qeversië Kurti numri i vendeve të punës nuk është rritë për 87 mijë sa thotë Kurti, por është rritë 58 mijë. Kjo e pavërtetë peshon hiç me pak se 29 mijë vende pune. Shih tabelën poshtë.
Për me tepër nëse ne dëshirojmë me ditë numrin e të punësuarve në vend, me punësim stabil atëherë ka një institucion ku ne mund t’i shohim shifrat dhe ai institicion është Trusti i Kursimeve Pensionale. Trusti është me i besushëm se Administrata Tatimore për faktin se në ATK nëse një person punon në tri ose katër vende, ATK e llogaritë tri, respektivisht katër herë, e të tillë nuk janë pak. Sipas Trustit të Kursimeve Personale në vitin 2022 numri mesatar i llogarive aktive është 331 555, derisa në vitin 2021 kjo shifër ishte 315 722.
Një fakt tjetër është se Qeveria nuk krijon vende pune, Qeveria e ka për dëtyrë që me kriju klimë të përshtatshme për biznes. E çka ka bërë kjo Qeveri për klimën e biznesit?
Unë e sfidoj Kryeministrin Kurti me dalë me tregu dy gjëra që Qeveria e tij i ka bërë për ta lehtësuar klimën e bizneseve. Ndërsa gjatë këtij mandati ka një sërë veprimesh/mosveprime që klimën biznesore në Kosovë e kanë përkeqësu si: