Bajrami: Fuqizimi i grave në politikë nis me përgatitje, përkrahje dhe guxim

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Në edicionin e 12-të të Javës së Gruas, organizuar nga NDI dhe mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, u diskutua roli i grave në udhëheqje dhe rëndësia e fuqizimit të tyre në politikë dhe shoqëri.

Deputetja Hykmete Bajrami, e cila mori pjesë në panel bashkë me Time Kadriaj, Vlora Çitakun, Liza Gashin dhe Emilia Rexhepin, ndau përvojën e saj politike që nga viti 2010, duke theksuar nevojën për mbështetje dhe vetëbesim tek gratë që synojnë pozita udhëheqëse.

“Besoj fuqishëm se gratë mund të sjellin ndryshim, por për këtë duhet përkrahje, përgatitje dhe besim në vetvete,” u shpreh Bajrami.

Ajo theksoi se ndonëse partitë kanë bërë përpjekje për përfshirjen e grave, shpesh mungon ambicia për të marrë përgjegjësi. Bajrami propozoi që kandidatët gra për kryetare komunash të përgatiten që katër vite më parë, pasi, sipas saj, fuqizimi fillon me përgatitjen dhe guximin për të vepruar.

Të ngjashme