Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu që të autorizon prokurorinë dhe të merret me të dhe me avullimin e 2.1 milionë eurove.
Bajrami tha se nuk mund të i’a mbyllin gojë me 2.1 milionë derisa tha se është e pastër.
“Unë sot ju drejtohem mbështetësve të VV-së dhe qytetarëve se Hykmete Bajrami jeton në Prishtinë dhe vjen sa herë të ka seanca dhe nuk fshehët asnjëherë”.
“Ministria e Drejtësisë që tha dje se ka autorizuar për kapjen e drogës është mirë ministre me autorizuar ministrin me u marr edhe me Hykemte Bajramin, unë qëndroj dhe jam ballë hapur dhe kështu që zbardhni këtë rast e mos u mundoni me ma mbyll gojën me 2.1 milionë edhe ju që e keni krejt pushtetin amo mos provoni me ma mbyll gojën se jam e pastër”.
E për këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu që tha se ministri s’ka të drejtë të autorizojë prokurorinë, duke i thënë Bajramit se le të jetë hera e fundit që shpif dhe keq interpreton, raporton EO.
“Më vjen keq që nuk jeni në dijeni ministrin Drejtësisë në asnjë rast s’ka të drejtë të autorizoj prokurorinë për të bërë hetime”.
“Ajo çka km thënë se sipas Ligjit për çështje penale ministri Drejtësisë autorizon autoritete tjera që të vinë në Kosovë për hetime, uroj që kjo është hera e fundit që shpif dhe keq interpreton”.