Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, priti në takim Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Temë e diskutimit ishte çështja e financimit të procesit zgjedhor në Kosovë.
Ministrja Bajrami e njoftoi Daka se në buxhetin për vitin 2021 është paraparë financim i mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të atyre lokale që do të mbahen gjatë këtij viti. Ajo theksoi se MF do ta mbështesë KQZ-në në të gjitha fazat e ekzekutimit të buxhetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike.
Kryetarja Daka, theksoi se KQZ është duke punuar intensivisht në mënyrë që procesi zgjedhor të realizohet me sukses, dhe falënderoi Ministrinë e Financave për bashkëpunimin e ngushtë.