Deputetja e Nisma-s për Kosovën, Valdete Bajrami ka reaguar ndaj Qeverisë “Mustafa” lidhur me disa çështje që, sipas saj, po dëmtojnë vendin.
“Definitivisht për ta besuar këtë duhet të jesh shumë injorant e shumë i padishëm, sepse ndërhyrja e Serbisë brenda shtetit tonë çdo ditë e më shumë po shtohet dhe kjo falë “sukseseve” që këta i kanë arritur në Bruksel”, ka shkruar ajo.
Postim i plotë:
Nëse kjo qeveri e konsideron se Serbia po i bënë të gjitha këto, pra MURIN, TRENIN, FLETËARRESTIMET e shumë të këqia vendit tonë vetëm kinse për rezultalet “pozitive” të palës tonë.
Definitivisht për ta besuar këtë duhet të jesh shumë injorant e shumë i padishëm, sepse ndërhyrja e Serbisë brenda shtetit tonë çdo ditë e më shumë po shtohet dhe kjo falë “sukseseve” që këta i kanë arritur në Bruksel.
Kjo, pra është qeveria e Kosovës e cila po ia realizon ëndrrën Serbisë, ëndërr që nuk pati mundësi ta realizojë më 98-99.
Tmerr në dorë të kujt ka ngel e ardhmja e shtetit dhe e qytetarëve.