Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit ku ky i fundit deklaroi se “po ja thyejmë rekordet vetës”.
Ajo tha se ka kaluar koha kur qytetarët, ju kanë vlerësuar sipas fjalimeve dhe frazave të bukura, ku i quajti propagandë deklarimet e sotme të Kryeministrit.
Gjithashtu Bajrami me ironi, tha se ka disa ‘’rekorde’’ që janë thyer nga kjo qeveri duke i listuar disa nga ato që nuk mund të quhen si të arritura.