Bajrami: Mashtrues, 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka quajtur mashtrues Vetëvendosjen, pasi që i kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në konferencën për media tha se nuk mundet me thirrë seancë për votim të proesdientit pa pasë dy kandidatë.

Bajrami thotë VV ka 66 vota, dhe se 66 deputetë lehtë mund t’i bëjnë nënshkrimet për dy kandidatë.

“Mashtrues, 66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti,  edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë. Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë. Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a?  Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër. Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme