Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se është duke punuar në rregullim e tregut të naftës në Kosovë. Madje e para e MTI-së thotë se është duke ua vë drynin edhe atyre që nuk kanë licencë për të shitur derivate.
Bajrami në një intervistë të dhënë për Gazetën Fjala ka thënë se që nga marrja e mandatit, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është angazhuar shumë në rregullimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
“Kemi luftuar seriozisht in-formalitetin në këtë sektor dhe si rezultat tashmë kemi rritje substanciale të pikave të karburantit të licencuara.
Prej 375 pikave të shitjes që kanë qenë pa licenca, kemi arritur ta zvogëlojmë numrin e tyre në vetëm 33, ndërsa deri më tani janë mbyllur 25 pika të shitjes për ushtrim të veprimtarisë pa licenca”, ka treguar Bajrami.
Ajo ka thënë se inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka rritur efikasitetin duke bërë kontrollin e vazhdueshëm të operatorëve ekonomik që merren me shitjen e derivateve të naftës si me pakicë po ashtu edhe me shumicë.
“-Këto përpjekje do të vazhdojnë pa ndërprerë në funksion të luftimit të in-formalitetit dhe evazionit fiskal dhe në të mirë të mbrojtjes së konsumatorëve”.